Festa e Bjeshkëve në Tropojë bën bashkë shqiptarët e disa trojeve

Ne majën e Sylbicës në Tropojë jehuan këngët dhe valet,

Qindra banorë nga Bajram Curri, por edhe nga Hasi , Kukësi e trojet e tjera shqiptare u bënë bashkë në festën e Bjeshkëve.

Ajri i pastër, liqenet dhe dëbora ende prezente, shtoi bukurinë e kësaj feste.

Ushqimet tradicionale të zonës, shoqëruan pjesëmarrësit gjatë gjithë ditës.

Kreu i Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi tha se me këto aktivitete synohet kthimi i zonës në një atraksion turistik jo vetëm për vendasit, por edhe të huajt.

Të pranishmit u shprehën të mahnitur me festën dhe me bukuritë e zonës.

Festa e Bjeshkëve organizohet çdo vit, ndërsa autoritetet lokale premtuan vazhdimësinë e traditës.

EMISIONET