Fëmijët i japin jetë Lezhës, rikthehet muzika dhe argëtimi i munguar

Qendra e qytetit të Lezhës ka nisur të gumëzhijë nga festat e shumta që fëmijët po organizojnë në këto ditë të nxehta pushimesh. Muzikë dhe lojëra të ndryshme duket se kanë angazhuar jo vetëm të vegjlit, por pjesë e tyre janë bërë dhe prindërit, të cilët kërkojnë të evente të tilla të jenë më të shpeshta për jetën e këtij qyteti.

Fëmijët lezhianë i kanë dhënë jetë pasditeve, duke dhuruar spektakël në qendrën e qytetit.

Pas provave intensive, të vegjlit u bënë protagonistë duke luajtur muzikë coantry për herë të parë në këtë qytet.

Të shumtë ishin qytetaret e grupmoshave të ndryshme të cilët ju bashkuan festën, duke u argëtuar nën interpretimet e fëmijëve.

Ata thonë se evente të tilla duhet të jenë më të shpeshta dhe të kthehen në traditë për Lezhën.

Aktiviteti u organizua nga Qendra Kulturore e Fëmijëve Lezhë dhe zgjati për rreth 2 orë, duke i dhënë qytetit mjaft gjallëri në këto ditë të nxehta vere.

EMISIONET