Fëmijët “artistë” të Lezhës koncert me muzikë kauntri dhe veshje kauboj

Fëmijët e qendrës Kulturore në Lezhë po kultivojnë muzikën kauntri, e famshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por jo shumë popullore në vendin tonë! Me kapelet kauboj mbi kokë, kënduan e kërcyen për disa orë, duke krijuar atmosferë ndryshe këto ditë të nxehta.

Tinguj që të bëjnë të kërcesh.

Fëmijët e Qendrës Kulturore po kultivojnë muzikën kauntri në Lezhë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në këto ditë të nxehta korriku, organizuan një koncert të vecantë, përtej rutinës së pushimeve të verës.

Me kapelet kauboj mbi kokë, kënduan e kërcyen për disa orë, duke përfshirë edhe më të rriturit.

Përgjegjesja e Qendrës kulturore, thotë se qëllimi është të tërheqin sa më shumë fëmijë drejt artit, si një mënyrë për të nxitur jetën kulturore të qytetit.

"Uroj që ky të jetë një aktivitet që të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm duke parë suksesin që ka patur dhe kënaqësinë e fëmijëve," tha Mimoza Shtjefni, përgjegjëse e QKF Lezhë.

Ky ishte viti i dytë që fëmijët e qendrës kulturore të Lezhës organizojnë koncertin e muzikës Kauntri, të cilin synojnë ta kthejnë në traditë.

Fëmijët “artistë” të Lezhës koncert me

EMISIONET