Fakte e të pathëna për Epirin, Sazan Guri publikon librin mbi historinë e Shqipërisë

Akademia “Rrënjët Tona” ka prezantuar botimet e radhës për historinë dhe kulturën e Epirit që siaps Sazan Gurit është shqiptar. Me rëndësi për Gurin është paraqitja e drejtë e historisë.

Studiuesi Sazan Guri ka prezantuar tre botime mbi Shqipërinë, për të cilat shprehet se prezantohen artefakte e të pathëna për historinë, gjuhën dhe etnokulturën e epirit. Ai shprehet se ka guxuar të tregoj ato që akademikët nuk kanë mundur ti thonë qartë.

"Historianë të mëdhenj, të mëdhenj në emër s'ka asnjë, me emër janë në Akademi sot dhe kanë bërë 26 faqe për Epirin dhe ti nuk e merr vesh kujt i përket Epiri, Greqisë apo Shqipërisë. Me 10 kuptime fjala. Epiri është Shqiptarë gjtihë ditën e gjithë natën. Mbretëri, nuk është fis, është popull," tha ai.

Rëndësia e librave, “Studime për epirin, pellazgët dhe iperiotët” është që të mos harrohet e shtrëmbërohet e shkuara në mënyrë që e ardhmja të jetë më e drjetë për të gjithë.

"Harresa është veti negative e njeriut, kujtesa është vetia më pozitive e njeriut. Kujton jo për tu hakmarrë, por për të vendosur historinë në vend, që është dinjitet. Pra të zgjidhësh të tashmen, duke njohur të kaluarën dhe të parashikosh të ardhmen. Këto janë librat që të rinjtë të njohin historinë e vërtetë, jo atë që na është thënë mohuar, gënjyer," tha ai.

Një përgjigje ai kishte edhe për ata që e kanë deklaruar se nuk është ekspert për të trajtuar fushën e historisë.

"Pastaj jam inxhiner, jam inxhiner i historisë, apo historian që mbledh fakte dhe i lë të paprekur për të zbuluar të vërtetën, ato pastaj nuk e dinë kush e bën më mirë historinë. Unë guxoj për të bërë atë që është vlerë e shqiptarëve," tha ai.

Synimi i botimeve të akademisë “rrënjët tona” është për trajtimin e historisë në mënyrë të drejtë pa u ndikuar nga askush.

Fakte e të pathëna për Epirin, Sazan Guri publikon librin mbi

EMISIONET