Evropianët "njihen" me Spaçin/ Kampi veror në burgun famëkeq, ish-të burgosurit rrëfejnë tmerrin

Disa të rinj evropianë kanë kaluar 5 ditë në burgun famëkeq të Spaçit. Ata ishin pjesë e një kampi veror, ndërsa veç historisë së burgut ata u njohën edhe me rrëfimet e dhimbshme të të burgosurve që përjetuan tmerret për vite me radhë.

Për 5 ditë me radhë të rinj nga vende të ndryshme evropiane u bënë bashkë në ish-burgun famkeq, simbolin e brutalitetit të regjimit të Enver Hoxhës.

Atje u organizua kampi veror ku të rinjtë e vendeve të ndryshme u njohën me historikun e të kaluarës së errët komuniste si dhe ndanë eksperiencat e vendeve të tyre.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Është shumë i rëndësishëm organizimi i veprimtarive të tilla, pasi në këtë mënyre kuptohet historia dhe nuk duhet të harrohet kjo histori. Qëllimi është që pikërisht të ndahen eksperienca, jo vetëm të Shqipërisë, por edhe vendeve të tjera të BE që kanë vuajtur nga komunizmi," tha përfaqësuesi gjerman Paulis Apinis.

Të rinjtë pjesmarrës në këtë kamp veror, thonë se është shumë e rëndësishme të njihemi me të kaluarën e këtij vendi, në të cilin kanë vuajtur shumë persona.

"Për ne nuk është diçka e re, pasi po punojmë për ballafaqimin me të kaluarën, por kur vjen këtu është krejt diçka tjetër nga ajo që mendon ti dhe për ne nuk është e lehtë dhe nuk është e mjaftueshmë 1 ditë apo 1 javë që të informohemi dhe të mësojmë mbi vuajtjet në këtë burg."

"Unë vij nga Gjermania dhe ajo që më ka bërë shumë përshtypje është prania e ish të burgosurve politik dhe kurajo e tyre që të vinë këtu dhe të vazhdojnë e të tregojnë historitë e tyre. Duket qartë dëshira e tyre që këtë histori dhe vuajtje të transmetojnë tek brezat," thanë ata.

Në përfundim të kampit veror në Spaç ishte i pranishëm dhe arqipeshvi i dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Masafra, i cili se veprimtari të tilla janë mjaft të rëndësishme që e kaluara të mos harrohet dhe t'ju transmetohet brezave.

"Këtu duhet të bëhet një monument. Një monument i marrëzisë, i vuajtjeve, i qëndrimit dhe mosdorëzimit të një pjese të madhe të shqiptarëve tanë që kanë qenë dënuar këtu shumë herë dhe të pafajshëm," tha ai.

Ky është viti 4 që organizohet kampi veror në ish-burgun e Spaçit në Mirditë, ndërsa të pranishem ishin dhe ish të burgosur politik të cilët ju rrëfyen të rinjve historitë dhe vuajtjet e tyre në këtë vend tmerri.

EMISIONET