Eurovizioni? Endri: Ka 20 vite që byroja mblidhet me një gotë raki dhe vendos se kush do shkojë këtë vit!

Eurovizioni? Endri: Ka 20 vite që byroja mblidhet me një gotë

Endri dhe Stefi dyshja më simpatike dhe e talentuar e tregut muzikor shqiptar në çdo performancë të tyre live. E kanë rrëmbyer zemrën e publikut që në daljet e tyre të para, e sot që flasim muzika e tyre korr suksese kudo që dëgjohet.

Deklaratat e tyre për Eurovizionin dihen tashmë, por kësaj rradhë për D-Night në Rtv Ora ata zbuluan edhe një tjetër anë që nuk është thënë më parë.

Dajana: Dua një koment të drejtpërdrejtë për Eurovizionin?

Endri: Për çfarë për karamelka? Këtu në Shqipëri vendoset 6 muaj para dhe mblidhet byroja tek TVSH-ja e mund të marrin shishe me ujë ose nga një gotë raki e një mund të pijë nga të gjashtë e më pas thonë…kë do të shpiem këtë vit në Festivalin Europian.
Kështu është bërë, madje ka 20 vite që bëhet kështu. Por, ne do të këndojmë gjithmonë me grykë, me ndjenjë dhe shpirt!

Dajana: A do të merrni pjesë në Eurovizion?

Stefi: NUk është në dorën tonë dhe këtë që thotë Endri e dinë të gjithë artistët dhe një pjesë e mirë e tyre për vite të tëra nuk merrnin pjesë në Festival sepse çdo gjë paravendosej.

Tani të paktën kanë ngritur atë kashenë e pagesës dhe ka shumë artistë që do të marrin pjesë sepse do të marrin ca lekë sepse pagesa është bërë goxha e mirë.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

 

EMISIONET