Ermal Meta rikthehet te rrënjët në Shkodër, pas diskut të ri nis punën për romanin e dytë

E njohim për sukseset e jashtëzakonshme që ka arritur në Itali, por këtë herë Ermal Meta vjen si një shkrimtar.

Artisti shqiptar, që jeton prej vitesh në shtetin fqinj është rikthyer në Shqipëri me librin “Nesër e përgjithmonë”.

Promovimi në Shkodër për të ishte i veçantë pasi si një nip i këtij qyteti, ai e nis edhe rrëfimin e romanit nga një fshat aty afër, Rragami.

Ermal Meta:"Pjesa e mamasë së familjes time është nga Shkodra. Kam shumë njerëz të dashur këtu"   

Meta rrëfeu se si arriti deri në shkrimin e librit duke treguar se ka ëndërruar gjithmonë një roman që të tregonte për rrënjët e tij. Momenti i duhur erdhi me pandeminë kur u fut në izolim.

Ermal Meta:"Në prill të 2020 isha në karantinë. Nuk merreshim me muzikë nuk na vinte të kompozonim. Për romanin e kisha në mendje 3-4 vjet më përpara. 

Me Shkodrën e lidhin shumë kujtime dhe sot qytetin e sheh ndryshe.

Ermal Meta:"Më duket qytet ndryshe por ka shumë për të bërë"

Premton të vijë tek spektatori edhe si artist me krijime të reja por edhe libra të tjerë.

Ermal Meta:"Edhe një javë e do nis punimet për diskun e ri por do i rikthehem romanit pasi kam shumë dëshirë të shkruaj një tjetër.

Në një roman të jashtëzakonshëm formues, Ermal Meta rrëfen historinë e Kajanit, që rritet mes stuhisë së konflikteve të shekullit XX, një shpirt i ndjeshëm i katapultuar në botë të largëta.

Promovimi i tij erdhi nën kujdesin e ambasadës dhe Institutit Italian të Kulturës si dhe bashkisë Shkodër.

EMISIONET