Ermal Meta rikthehet në vendlindje, promovon në Fier librin e tij “Nesër e përgjithmonë”

Këngëtari i njohur Ermal Meta është rikthyer në qytetin e tij të lindjes, në Fier. Ai ka promovuar atje librin e tij më të ri të titulluar “Nesër e përgjithmonë” i cili flet për ikjet dhe vuajtjet e shqiptarëve gjatë regjimit komunist.

“Nesër e përgjithmonë” është romani i shkruar nga kantautori i njohur Ermal Meta.

Në libër rrëfimi shtrihet nga viti 1943 deri në prag të rënies së diktaturës, me ngjarje të mëdha dhe me sfidat e shqiptarëve gjatë asaj periudhe të errët.

Meta u rikthye në vendlindjen e tij, në Fier teksa promovoi librin me vuajtjet e shqiptarëve nga burgu famëkeq i Spaçit deri në Itali, Gjermani e Shtetet e Bashkuara.

"Të gjithë në Itali mendojnë se Shqipëria është vetëm ai imazh. Ka shumë arsye që e kanë krijuar këtë imazh, imazhin e '91. Ka arsye historike, politike, sociale. Dhe unë u mundova që ti trajtoj këto tema në një roman. Pra historia e një njeriu që në moshën 7 vjeç deri në 54-55 vjeç," tha ai.

Botuesja e romanit thotë se libri i Ermal Metës i shërben kujtesës kolektive.

"Mendoj se ky roman është i veçantë dhe ka një vlerë të jashtëzakonshme për ne. Është shumë e rëndësishme kujtesa dhe ne shqiptarët e mendojmë pak. Mendojmë shumë pak për të kaluarën. Na duket sikur ajo është shumë e dhimbshme, në fakt po ti referohemi librit të Ermalit," tha ajo.

Prezantimi i librit u shoqërua edhe me performancën artistike të këngëtarit të njohur Ermal Meta që e zhvillon karrierën e tij në Itali.

Ermal Meta rikthehet në vendlindje, promovon në Fier librin e tijErmal Meta rikthehet në vendlindje, promovon në Fier librin e tijErmal Meta rikthehet në vendlindje, promovon në Fier librin e tijErmal Meta rikthehet në vendlindje, promovon në Fier librin e tij

Ermal Meta rikthehet në vendlindje, promovon në Fier librin e tijErmal Meta rikthehet në vendlindje, promovon në Fier librin e tij

EMISIONET