“E të tjera, e të tjera...” nga Teodor Keko/ Botohet e plotë poema satirike e 1997

“Në këtë vend pa strategji, që të gjithë u bënë kaptera. S`merret vesh kush komandon, e të tjera e të tjetra”

Kjo është një ndër strofat e poemës satirike të Teodor Kekos shkruar në vitin e mbrapsht 1997.

Në fokus ka absurdin e jetës shqiptare gjatë kohës kur lulëzuan fajdet.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Pjesa e parë u botua po atë vit ndërsa pjesa e dytë kishte mbetur dorshkrim.

Në 20 vjetorin e ndarjes nga jetë të autorit poema vjen e botuar e plotë.

"Pjesën e dytë e shkruajti në vjeshtën e vitit '97 dhe nuk e botoi sepse kishte shumë dëshirë që të gjithë njerëzit të kontribuonin.

Unë pata një dilemë për ta botuar, por mendova që mbas 25 vjetësh do të ishte mirë publiku ta njihte dhe pjesën e dytë. Prandaj e botuam sot të gjithë poemën në mënyrë integrale, të dy pjesët," tha Xhulieta Keko.

Vetë Keko shkruante në vitin 1997 se “poema në thelb është shkruar nga politikanët tanë të të gjithë spektrit që e katandisën vendin në këtë kaos të turpshëm dhe që shkaktuan kaq shumë viktima, numri i të cilave nuk dihet ende.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti thotë se libri sjellë një pjesë të historisë së vendit dhe duhet të shërbejë si reflektim.

"Të reflektojmë mbi çfarë kemi bërë apo kemi ngecur. A jemi po njësoj dhe janë po ato njerëz si të para 20 viteve me po ato gjëra apo kemi ecur përpara," tha ajo.

Keko u nda nga jeta 20 vite më parë por ka mbetur i përjetshëm përmes shkrimeve të tij.

Kolana me veprat e zgjedhura, publicistika e plotë e autorit dhe një libër bazuar në letërkëmbimet e Xhulietës dhe Teodor Kekos janë disa nga veprat që priten të botohen së shpejti.

EMISIONET