E rrallë/ Breshka me guaskë të bardhë dhe sy të kuq në Zvicër

E rrallë/ Breshka me guaskë të bardhë dhe sy të kuq

Një breshkë e veçantë në llojin e saj ka lindur në një kopsht zoologjik tropikal të vendosur në Servion, në Zvicër.

Me guaskë të bardhë dhe sy të kuq: kjo është e para breshkë gjigante, e llojit albino Galapagos, e hasur ndonjëherë në natyrë. Drejtori i “Servion Tropiquarium”, Philippe Morel, tha se është një atraksion për parkun:

“Është e jashtëzakonshme sepse nga pikëpamja zoologjike nuk ka ndodhur kurrë, kështu që është e pabesueshme dhe për parkun. Sigurisht që paraqet një atraksion, një pasion nga ana e publikut, njerëzve, për të parë një breshkë gjigante albin".

Menaxher i kafshëve, Thomas Morel e përshkruan kështu aktivitetin e breshkës të sapolindur:

“Ajo ka shumë më tepër energji, po zhvillohet shumë mirë, nuk ka asgjë për të përmendur apo specifikuar në veçanti. Ajo ka më shumë energji, ha më shumë dhe është plot jetë. Megjithatë, në planin afatgjatë, ajo ndoshta do të ketë nevojë për më shumë zona hije dhe për të qenë pak më e kujdesshme me dritën pasi do të jetë më e ndjeshme ndaj saj."

Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) thekson se breshkat gjigante të Galapagos, të cilat mund të jetojnë deri në 200 vjet, në rrezik zhdukje

Pronari i parkut tha se ai besonte se breshka albino do të jetojë një jetë të gjatë. Lindja është gjithashtu e jashtëzakonshme sepse breshkat kanë vështirësi të riprodhohen për shkak të madhësisë së tyre - ato mund të arrijnë deri në 200 kilogramë. Shkalla e lindjeve të suksesshme është vetëm rreth 2%.

Deri më tani ka pasur ardhje të reja të breshkave në vetëm tre kopshte zoologjike në mbarë botën, duke përfshirë dy në Zvicër.

EMISIONET