“E bajmë dasmën”, rikthehet në Shkodër dasma tradicionale, pa motive të huaja

Ruajtja e trashëgimisë kulturore është një aspekt mjaft i rëndësishëm për një komb dhe për të kaluarën e tij. Me qëllim që të mos harrojmë motivet autoktone të dasmave vendase, në Shkodër është rikthyer një dasmë autoktone pa motive të huaja.

“E bajmë dasmën!”

Me këtë ftesë në një prej oborreve karakteristike shkodrane, atë të muzeut “Oso Kuka” u organizua një dasmë e veçantë dhe krejt ndryshe prej të tjerave.

Nuk kishte një dhëndër me nuse, por një orkestër nën drejtimin e maestro “Lorenc Radovanit” që interpretoi këngët e ritualit të dasmës shkodrane për një kauzë.

Të ardhurat e këtij eventi do të shkojnë për fëmijët autik dhe prandaj përveç qytetarëve të shumtë, ju bashkuan edhe autoritetet vendore të Shkodrës si dhe bizneset.

“Kjo është tentativa e disatë kjo që bëhet për ta ristrukturuar dasmën dhe për ta pasur pa ndikimet e huaja.”

E kanë shijuar pa fund këtë mbrëmje dhe muzikën e përcjellë nga artistët e rinj, prandaj qytetarët shkodranë thonë se mbrëmje të tilla nevojiten edhe më shumë.

“Shumë bukur, u kënaqëm. Kemi shumë nevojë për aktivitet të ndryshme, sidomos artistike.”

“Unë rri jashtë dhe më pëlqeu. Ta bëjnë në stadium herën tjetër.”

Synohet që kjo nisëm të kthehet në një traditë për t’ju ardhur në ndihmë fëmijëve autik duke ju siguruar seanca terapie.

EMISIONET