Dua Lipa viziton Galerinë Uffizi të Firenzes

 

Pop star-ja me origjinë kosovare Dua Lipa ndodhet në Itali për një tur muzikor në qytetet Milano e Bologna. 

Pak orë më parë ajo ka zhvilluar një vizitë në muzeun më të njohur të Firenze-s, Galleria Ufizzi.

E shoqëruar nga drejtori i këtij muzeu, Erich Schmidt, këngëtarja me origjinë shqiptare për dy orë rresht vizitoi të gjitha sallat e këtij muzeu që konsiderohet një nga më të rëndësishmit në botë e që në periudhën para pandemike regjistronte mbi 4 milionë vizitorë në vit.

Dua Lipa viziton Galerinë Uffizi të Firenzes

Këngëtarja Dua Lipa ka mundur të njihet me historinë e artit italian e të shoh nga afër veprat e artistëve më të mirë të artit botëror si Leonardo Da Vinci, Caravaggio, Raffaello, Rubens, Tiziano, Bornzino etj etj.

Dua Lipa viziton Galerinë Uffizi të Firenzes

Për divën shqiptare është hera e parë që ajo viziton kryeveprat e kësaj Galerie, ndërsa për Drejtorin e këtij Muzeu, kjo vizitë është një formë e rëndësishme promovimi turistik për këtë insititucion.

Dua Lipa viziton Galerinë Uffizi të Firenzes

Dua Lipa ka një "ushtri" prej mbi 87 milionë folloëer në istagram e qasja e artit me personazhet më të dashur e të suksesshëm të momentit, është një nga gjetjet më të sukseshme të drejtorit Erich Schmidt.

Në korrikun e 2020, ka qënë blogerja Chiara Feragni që ka vizituar Galerinë Uffizi të Firenzes, e në weekend e menjëhershëm pas kësaj vizite, ky muze ka regjistruar një rritje me mbi 24% të vizitorëve.

Dua Lipa viziton Galerinë Uffizi të Firenzes

Galeria Uffizi e Firenzes është vlerësuar më vitin 2021 si vendi i artit më i vizituar në Itali, duke ia kaluar Koloseut në Romë e Muzeve të Vatikanit.

Dua Lipa viziton Galerinë Uffizi të Firenzes

 

EMISIONET