Dokle: Shkrimtari duhet të ketë miq shkrimtarë, Dritëroi i veçantë, Moikomi enciklopedi

I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, shkrimtari dhe politikani Namik Dokle u shpreh se një shkrimtar nuk mund të jetë i tillë pa pasur miq që shkruajnë.

Ai tha se Dritëroi është i veçantë sepse e ka pasur edhe pedagog në gazetari dhe koleg në parlament, por mbi të gjitha e do si shkrimtar sepse është ndër shkrimtarët tanë më të mirë.

Dokle: Një shkrimtar që nuk ka shkrimtarë miq nuk besoj se mund të bëhet shkrimtari mirë, pavarësisht se në letërsi ka xhelozi. Duke pasur një shkrimtar mik dhe duke diskutuar për tema dhe rrymat e stilet e reja në letërsi, apo autorë, është një bukë e përditshme për një shkrimtar.

Për mua Dritëroi është i veçantë sepse e kam pasur edhe pedagog në gazetari dhe koleg në parlament, por mbi të gjitha e dua si shkrimtar sepse është ndër shkrimtarët tanë më të mirë. Ndërsa Moikomi ishte një endje enciklopedike. Miqësi të tilla janë shumë produktive për një shkrimtar. Kam edhe Zija Çelën si mik shumë të mirë.

EMISIONET