“Divani lunxhiot” në Gjirokastër, këngë e valle popullore dhe panair me produkte të Lunxhërisë

Në Dhoksat të Gjirokastrës, u mbajt edicioni u tetë i Divanit Lunxhot, një Festival i përvitshëm i folklorit dhe traditës popullore. Festa vijon këtë të dielë në pazarin e Gjirokastrës.

Grupe folklorike nga Shqipëria dhe trojet u bënë bashkë në Dhoksat të Gjirokastrës në edicionin e tetë të festivalit “Divani Lunxhot”.

Prezantuan me të mirën e folklorit dhe shpalosën veshjet popullore, si pasuri e vyer që duhet të përçohet ndër breza.

"Kemi risjellë dhe një këngë elegjike për çështjen aktuale të të rinjve që largohen nga vendi".

Këngët e valle tradicionale në skenë dhe një panair me ushqim e produkte tipike në zonës së Lunxherisë.

"Produktet i kemi bio, i bëjmë në shtëpi. Ka shumë interes për të gjitha produktet që kemi reklamuar".

Një festival shumëplanësh i traditës së zonës së Lunxhërisë që synon promovimin e turizmit dhe mbrojtjen e traditave.

Festa mbyllet mbrëmjen e së dielës në pazarin karakteristik të Gjirokastrës, për të ofruar një natë ndryshe për turistët në qytetin e gurtë.

EMISIONET