Diamanti i fatit shitet 28.5 mln $, ja kush ishte blerësi

Një koleksionist aziatik është blerësi i diamantit rozë të fatit, një gur i çmuar jashtëzakonisht i rrallë, në vlerën e plot 28.5 milionë dollarë në Gjenevë. Guri i çmuar 18,18 karat është diamanti më i madh në formë dardhe  i shitur ndonjëherë në ankand.

Diamanti i fatit shitet 28.5 mln $, ja kush ishte blerësi

Diamanti “Fortune Pink”, një gur i çmuar jashtëzakonisht i rrallë, u shit për më shumë se 28.5 milionë dollarë në një ankand në Gjenevë.  18.18 karat, guri i çmuar është diamanti më i madh në formë dardhe në ngjyrë rozë i shitur ndonjëherë në ankand, tha  Shtëpia e Ankandeve “Christie”.

“Ky është diamanti më i madh në formë dardhe në ngjyrë rozë, i shitur ndonjëherë nën çekiç”, thotë Shefi Ndërkombëtar i Christie's, Rahul Kadakia.

Ofertat zgjatën për rreth katër minuta të tensionuara, duke nisur me 17 milionë franga zvicerane, ndërsa fituesi në fund e rriti ofertën me gjysmë milioni. Blerësi është një koleksionist privat aziatik.

Më herët diamanti u ekspozua në Gjenevë dhe më pas u nis për në Nju Jork, Shangai, Tajvan dhe Singapor në tetor përpara se të kthehej në Zvicër. Fortune Pink ishte vlerësuar të kapte midis 25 dhe 35 milionë dollarë.

Rekordi botëror për një diamant rozë u vendos në vitin 2017, kur një gur i njohur si Ylli Pink CTF u shit në Hong Kong për 71.2 milionë dollarë.

EMISIONET