Del në dritë vendbanimi 8000 vjeçar në Pogradec

Një vendbanim Neolit i rëndësishëm është zbuluar së fundmi në afërsi të rrugës Pogradec-Drilon. Sipas ekspertëve vendmbanimi është rreth 8000 vjeçar dhe është ndër më të rëndësishmit të zbuluar deri më tani.

Një tjetër vendbanim prehistorik, është zbuluar në afërsi  të rrugës Pogradec-Drilon.

Një ekip arkeologësh të Institutit të Arkeologjisë Shqiptare në bashkëpunim me studentë të arkeologjisë nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia, prej pak ditësh kanë nisur në këtë zonë fazën e 3-të të gërmimeve studimore.

Sipas drejtueses shkencore të projektit, arkeologes Edlira Andoni, kemi të bejmë me një vendbanim i cili i përket periudhës së Neolitit të hershëm, rreth 7800-8000 vjeçar, pra më i hershëm se vendbanimi i tipit "palafit" në Buqezë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Deri tani kemi të dhëna për organizimin e vendbanimit, ndërtimin e banesave, veprimatrinë prodhuese dhe botëkuptimin e komuniteteve të para," tha Edlira Andoni.

Tipologjia e ndërtesave në të është mjaft e veçantë, sipas arkeologëve kemi të bëjmë me ndërtesa të cilat kanë qenë deri në dy kate, ndërsa vendbanimi mendohet të ketë pasur një sipërfaqe rreth 2 hektarë.

"Banesat janë të ndërtuara me trarë drurësh që kanë qenë të veshur me baltë të pjekur, ndonjëherë dhe me baltë të tharë e të papjekur.

Në rastin konkret kemi të bëjmë me banesa që ishin ndërtuar me konstruksione drurësh dhe ishin veshur me baltë ose argjilë, i cili pasi i jepej forma i vihej zjarri që të forcohej," tha ajo.

Ky është vendbanimi i dytë më i madh i zbuluar në Pogradec ndërsa krahasuar me vendbanimin palafit në Buqezë të Linit rezulton të paktën 500 vjet më përpara.

EMISIONET