Nusja me xhubletë dhe dhëndri me çakçir, dasma tradicionale e Malësisë së Madhe, rituale e tradita autoktone

Sot nusja vishet me të bardha dhe dasmat i janë përshtatur kohëve moderne që jetojmë. Ndër shekujt në Malësinë e Madhe, bukuria e vajzës nxirrej në pah nga xhubleta me stolitë e saj, ndërsa dhëndri nga kostumi tradicional. Nxënës të shkollave risollën dasmën tradicionale.

Kjo atmosferë na kthen pas në kohë. Atëherë kur një prej momenteve më të rëndësishme dhe të bukura të jetës, kurorëzimi në martesë i dy të rinjve ishte krejt ndryshe prej kohëve që jetojmë.

Bukuria e vajzës nxirrej në pah nga xhubleta me stolitë e saj, ndërsa dhëndri nga kostumi tradicional.

Edhe të ftuarit ishin të gjithë pjesë e një kodi veshje që kryefjalë kishte simbolet kombëtare.

E nisën si projekt lëndor, por përmasat që mori ky organizim i klasës së 11-të të gjimnazit “Dodë Kaçaj” në Bajzë ishin më të mëdha.

13 kostume tradicionale, kryesisht xhubleta por edhe çakçire hijeshuan të rinjtë 17 vjeçarë të kësaj shkolle.

Janë rituale të veçanta që duhen ruajtur dhe kultivuar, për të mos harruar traditat autoktone.

"Ripërtëritje e vlerës shpirtërore që kanë këto xhubleta."

"Mirë me e trashëgu brez pas brezi se kjo është tradita jonë, kjo ëdhtë kultura jonë."

Zona e Malësisë së Madhe njihet për këto veçori që e kanë dalluar si në veshje, ashtu edhe në ceremoni, si në raste gëzimi apo edhe ato hidhërimi.

EMISIONET