Butrinti në menaxhim të privatit? Giora Solar për Ora e Betit: Në Izrael s'do të ndodhte kurrë

Prof. Giora Solar është personalitet i njohur botëror në fushën e Trashëgimisë Kulturore në një intervistë për "Ora e Betit" mbreme ne RTV Ora deklaroi se në Izrael në asnjë mënyrë nuk do pranohej që një park kombëtar si i Butrinit ti jepej një fondacioni privat për menaxhim. 

Ora e Betit: A duhet të administrohet parku kombëtar nga një fondacion privat dhe pse jo shteti shqiptar

Giora Solar: Do ju them opinionin tim. Trashëgimia kombëtare duhet të menaxhohet nga autoritetet kombëtare. Kështu bëhet kudo nëpër botë. Ka kuptim. Mund të lejosh apo bësh koncesion për kafe apo restorant por të menaxhosh një sit të trashëgimisë kombëtare duhet të bëhet nga autoritet kombëtar jo privat.

Ora e Betit: Çfarë forme do propozonit për menaxhimin e Butrinit?
Giora Solar: E njoh Butrintin dhe disa site të tjera në Shqipëri dhe nëpër bote. Normalisht zgjidhja është që vendi të krijojë një autoritet kombëtar të menaxhojë këto site. Të ketë drejtorë, stafin dhe të gjithë të jenë punonjës të autoritetit shtetëror. Kjo është normale kudo në botë. Ky është një sistem dhe për arsye të mira. Trashëgimia kombëtare duhet të bëhet nga autoriteti kombëtar. Dhe kështu duhet të bëhet dhe me Butrintin.

Ora e Betit: A i ka Shqipëria këto autoritete kompetente për menaxhimin e Butrinit?

Giora Solar: Autoriteti kombetar krijon grupet e menaxhimit. Shqipëria ka profesionistë të mirë. Nuk shoh arsye të qartë, e të mirë që të lejosh të tjerët të menaxhohen site të tilla.

Ora e Betit: A do të ndodhte kjo në Izrael?

Giora Solar: Jo në asnjë mënyrë 

EMISIONET