“Botimet veneciane në Fondin e Bibliotekës Kombëtare”, bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës

“Botimet veneciane në Fondin e Bibliotekës

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha nënshkroi sot marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin e Institutit Italian të Kulturës, Alessandro Ruggera, për realizimin e ekspozitës “Botimet veneciane në Fondin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë”.

Ekspozita “Botimet veneciane në Fondin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë” do të çelet më datë 21 tetor 2024, në ambientet e BKSH-së dhe do të ketë për qëllim të tregojë koleksionin e pasur të veprave të botuara në Venecia, që prej shek. XIV, që zotëron BKSH-ja.

Në këtë ekspozitë do të prezantohen rreth 600 botime dhe harta, të cilave do t’u bashkëngjiten edhe panele shpjeguese, ilustrime dhe postera grafikë në formë filarmonike. Për këtë ngjarje kaq të bukur, Instituti Italian i Kulturës, ndër të tjera, ka mundësuar vënien në dispozicion të kuratores shkencore znj. Elisabetta Sciarra.

Përmbyllja e kësaj marrëveshjeje do të jetë botimi i një katalogu, ku do të përfshihen të gjithë ekzemplarët e publikuar në këtë ekspozitë.

EMISIONET