Besimtarët luten për Kryepeshkopin Anastas, mbahet mesha në Kishën e Ungjillëzimit në Tiranë
Kisha Ortodokse kremton këtë të mërkurë Shën Anastas Persianin, emrin e të cilit mban vetë fortlumturia e tij, imzot Anastas.
Ndërsa kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas, ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve ne një spital në Athinë.
Në kishën e ungjillëzimit në Tiranë besimtarët u mblodhën së bashku në lutje në liturgjinë hyjnore, e cila u kryesua nga mitropoliti i Korçës, hirësi Joani, në bashkë-meshim me mitropolitët e Fierit, Beratit e Elbasanit dhe klerikët e tjerë të Kishës sonë.
Në këtë kohë sprovë të vështirë të shëndetit që po kalon Kryepeshkopi Anastas, ortodoksët e Shqipërisë, bijtë e tij shpirtërorë, i luten perëndisë që t’i japë atij forcë, shëndet dhe shërim.
Në fjalët e tyre, përfaqësues të Kishës Ortodokse nuk reshtën së shprehur mirënjohje të thellë për gjithë përkushtimin dhe dashurinë e Kryepeshkopit Anastas për Kishën tonë përgjatë këtyre 33 viteve shërbimi pa reshtur, për lavdi të perëndisë.