Australi/ Zbulohet bima më e gjatë në botë, sa 20 mijë fusha futbolli

Australi/ Zbulohet bima më e gjatë në botë, sa 20 mijë

Bima më e gjatë në botë, një bar deti është zbuluar në brigjet e Australisë.

Duke përdorur testimin gjenetik, shkencëtarët kanë përcaktuar se një livadh i madh nën ujor në Australinë perëndimore është në fakt një bimë e vetme.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ajo besohet se është përhapur nga një farë e vetme për të paktën 4500 vite. Bari i detit mbulon një sipërfaqe rreth 200 km katrorë, thanë studiuesit nga Universiteti  i Australisë Perëndimore.

Australi/ Zbulohet bima më e gjatë në botë, sa 20 mijë

Ata mblodhën fidanë nga i gjithë gjiri dhe ekzaminuan 18 mijë shënues gjenetikë për të krijuar një "gjurmë gishti" nga çdo mostër.

Përgjigjet i çuan studiuesit se i gjithë gjiri ishte i mbushur nga një bimë e vetme me një sipërfaqe sa 20 mijë fusha futbolli.

Ata mendojnë se kjo bimë është rritur 35 cm në vit për 4500 vite duke qenë vërtet një bimë elastike dhe e qëndrueshme, raporton BBC.

EMISIONET