Atmosferë Krishtlindjesh në Vjenë, 300 vjet traditë

Ankthi i inflacionit global, lufta dhe kriza energjetike duket se nuk do të trembë të pasionuarit e festave të fundvitit. Në kryeqytetin austriak, pazari i Krishtlindjes është riçelur për të 300-tin vit radhazi 6 javë përpara festës kryesore për besimtarët katolikë e protestantë.

Atmosferë Krishtlindjesh në Vjenë, 300 vjet traditë

Kur na ndajnë 6 javë nga festa e Krishtlindjes, në Vjenë të Austrisë atmosfera e këndshme ka filluar të ndjehet që tani.

Siç është dhe traditë, edhe këtë vit sheshet me të bukura të Vjenës u shndërruan në tregje magjike, ku shiten zbukurime festive, verëra të llojeve të ndryshme, fruta të thata, drita e fishekzjarrë.

Në këtë 300-vjetor të pazarit të Krishtlindjes ne Vjenë, përgatitjet e para nisën në katedralen e Shën Shtefaniit, e cila u mbush me stenda që shesin dekorime prej druri për Krishtlindje nga Tiroli.

Pranë saj ndodhet një tjetër që shet bukë me xhenxhëfill, bajame të pjekura, e pafund të tjera që ofrojnë dekorime për të gjithë ato që zbukurojnë pemën, shtëpitë dhe bizneset e tyre.

Për Ingrid Lackner, shitëse gjermane në tregun e Krishtlindjeve, si ditë e parë lëvizjet dhe blerjet ishin të larta.

Atmosferë Krishtlindjesh në Vjenë, 300 vjet traditë

"Kjo është e pabesueshme, nuk kam pasur kurrë një frekuencë kaq të fortë klientësh që në ditën e parë. Është fantastike. Gjithçka është në lëvizje, gjithçka është në këmbë. Turistët nga e gjithë bota janë këtu, austriakët po ashtu. Është e mrekullueshme gjithë kjo atmosfere," tha ajo.

Por produktet janë shtrenjtuar pak këtë vit.

"Gjithçka është bërë më e shtrenjtë. Ky është thjesht një realitet. Mallrat tona, stendat, janë bërë më të shtrenjta. Energjia elektrike është bërë më e shtrenjtë, gjë që sigurisht ka rëndësi për ne sepse ne përdorim sistemet e ngrohjes elektrike. Një ndryshim që e kanë pësuar të gjithë bizneset, padyshim na ka prekur edhe ne,” tha Ingrid Lackner, shitëse e tregut të Krishtlindjeve.

Pazari i krishtlindjeve në Vjenë kthehet në një stacion të preferuar për vizitorët në këtë sezon.

I gjithë qyteti ndriçohet dhe gëlon nga muzika e thirrjet e fëmijëve teksa argëtohen nëpër sheshet me lodra.

Atmosferë Krishtlindjesh në Vjenë, 300 vjet traditë

EMISIONET