Art në çanta bizhuteri e vazo, artizania në Sarandë tregon punimet e veçanta me guaska

Art në çanta bizhuteri e vazo, artizania në Sarandë tregon

Buzhuteri, vazo, çanta e punime të tjera me guaska ndodhen në suvejnerin e Anilës dhe bashkëshortit të saj në Sarandë.

Në emisionin “Ora Verore” në RTV Ora, nën moderimin e Ronaldo Sharkës dhe Feride Kuqit, artizania Anila tregoi se ata prej 20 vitesh merren me këtë punë, ndërkohë që kanë marrë dhe çmime të ndryshme.

Anila tregoi se jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë, kanë marrë pjesë në panaire të ndryshme artizanale. Është një eksperiencë e gjatë, afro 20 vitesh. E kemi nisur me guaskat.

"Jemi vlerësuar me çmime të ndryshme nga shoqata të ndryshme. Jemi anëtarë të shoqatës së Shkodrës prej 17 vitesh. Jam çertifikuar nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë. Nga Tirana kemi marrë certifikime me titullin mjeshtër. Jemi vlerësuar nga Bashkia e Tiranës. Po ashtu kemi marrë pjesë edhe në panaire jashtë vendit, në Turqi, Itali, Bari e në shumë vende të tjera."

Ajo tha se gjatë dimrit mbledhin guaskat, i pastrojnë e më pas i punojnë.

"Gjatë gjithë dimrit ne merremi me mbledhjen e guaskave, është një procedurë e gjatë, duhet të thahen mirë që të arrijnë paksa shkëlqimin, pastaj filloj dhe i punojë."

Të gjitha punimet janë të pëlqyera, sepse çdo gjë ka bukurinë e vet.

Ajo tregoi se një pjesë të guaskave me të cilat bëjnë punime të ndryshme, e marrin një pjesë në Sarandë dhe një pjesë në

"Zvërnec. Një pjesë të guaskave e marrim në Sarandë dhe një pjesë tjetër e marrim në Zvërnec."

EMISIONET