“Art Basel 2022”/ Rikthehet në Zvicër panairi më i madh i artit në botë

“Art Basel 2022”/ Rikthehet në Zvicër panairi më i

Panairi kryesor i artit në botë “Art Basel” hapet në Zvicër për edicionin e vitit 2022 në një klimë më të favorshme tregu, pas një hendeku dy vjeçar për shkak të pandemisë.

“Art Basel” vlerësohet si platforma kryesore globale që lidh koleksionistët, galeritë dhe artistët.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Gjatë pandemisë, doli një meme që panairet e artit përfunduan. Kjo është krejtësisht e gabuar. Panairet e artit kanë një rol të rëndësishëm për shkak të natyrës unike të artit," tha Marc Spiegler, drejtori global i panairit.

Skulptori britanik Thomas J. Price e vlerëson panairin si një mundësi për të komunikuar:

"Art Basel është platforma më e madhe e artit në botë, me të vërtetë. Të kesh këtë skenë për të treguar punën dhe për t'u transmetuar mesazhe njerëzve është jashtëzakonisht e rëndësishme."

Një nga veprat më të mëdha në panair është një pikturë 11 metra e Gerhard Richter “STRIP” e vitit 2013, e cila është pjesë e një serie punimesh ku Richter sjell pikturën në botën dixhitale.

Lufta në Ukrainë ka zenë një vend të rëndësishmë në këtë event. Këtë vit, panairi po dhuron mbi 100 mijë euro për organizatat që mbështesin viktimat e luftës.

“Lufta në Ukrainë na shqetëson thellë,” tha Maria Marques, zëdhënëse e medias për “Art Basel”. Ajo është gjithashtu e përfshirë në një projekt për të cilin njëmbëdhjetë fotografi të mëdha nga artisti ukrainas Boris Mikhailov janë varur në ndërtesat e Bazelit.

Falë panairit qyteti i Bazelit do të jetë qendra ndërkombëtare e artit bashkëkohor për një javë.

EMISIONET