Arkivi i Stambollit në Tiranë, mbi një milion dokumente mbi shqiptarët në atdhe

Informacione mbi përplasjet politike midis prijësve në hapësirën shqiptare, sikurse konflikti mes Ali Pashës dhe Ibrahim Pashës, evidenca mbi mësimin e shqipes në Vlorë dhe në Shkup, informacione mbi dinastitë e qyteteve shqiptare, të dhëna mbi lëvizjet nacionale shqiptare, greke, serbe janë në mesin e mbi 1 milionë dokumenteve të periudhës osmane që Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka marrë nga Arkivit të Perandorisë Osmane me qendër në Stamboll.

Ardit Bido: Gjithë dokumentacioni i Perandorisë Osmane mbi Shqipërinë dhe shqiptarët është rikthyer në atdhe. Dokumentat e marrë në zotërim në formë dixhitale mbulojnë veprimtarinë politike dhe shoqërore të shqiptarëve përgjatë sundimit 5 shekullor osman.

Pjesë e këtyre dokumenteve që i shtohen fondit të materialeve osmane, janë zhvillimet fetare në rajon, si feja islame, e krishterë dhe judaizmi.

Ardit Bido: Kjo bazë e gjerë kërkimore do të shërbejë si një shtysë për kryerjen e hulumtimeve të mëtejshme që hedhin dritë mbi veprimtarinë terësore të Shqipërisë dhe shqiptarëve gjatë periudhës osmane deri në shpalljen e pavarësisë.

Ky dhurim vjen në vazhdën e përpjekjeve disavjeçare të Arkivit shqiptar dhe të marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy institucioneve, për shkëmbimin e dokumenteve arkivore.

Më herët, në vitet 2015 dhe 2020, Arkivi i Stambollit ka dhuruar përkatësisht rreth 5 mijë dhe 350 mijë fletë dokumente.

Arkivi i Stambollit në Tiranë, mbi një milion dokumente mbi

EMISIONET