"Arka e letërsisë"/ Krijohet në Norvegji biblioteka me librat që nuk do të lexohen për një shekull

Arka e Noes, sipas Biblës, shpëtoi njërëzimin dhe krijesat e tjera nga shfarosja. Në Norvegji po krijohet Biblioteka e së ardhmes, ku po mblidhen dorëshkrime të autorëve nga e gjithe bota, të cilat do të botohen pas plot një shekulli. Fatkeqësisht shumë prej nesh nuk do të kenë mundësi të lexojnë asnjë prej tyre.

"Arka e letërsisë"/ Krijohet në Norvegji biblioteka me

Disa nga autorët më të famshëm në botë kanë lënë pas dorëshkrime që nuk do të botohen për një shekull.

Kjo është Biblioteka e së ardhmes, e vendosur  në një pyll në veri të Oslos në Norvegji. Behet fjalë për një projekt arti 100-vjeçar i krijuar për të zgjeruar perspektivat e njerëzve për kohën dhe detyrën e tyre ndaj pasardhësve.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Çdo vit që nga viti 2014, artistja skoceze Katie Paterson së bashku me homologen e saj norvegjeze Anne Beate Hovind dhe një grup të besuarish ka ftuar shkrimtarë të shquar të dorëzojnë dorëshkrime dhe koleksionimi do të vazhdojë deri në vitin 2113.

Një shekull pas projektit, më në fund do të publikohen të gjitha.

“Është një projekt që nuk po mendon vetëm për ne tani, por për ata që nuk kanë lindur”, shpjegon Paterson. Madje, shton ajo, “shumica e autorëve nuk kanë lindur ende”.

Gjithçka filloi me autoren Margaret Atwood, e cila shkroi një tregim të quajtur “Scribbler Moon”, dhe që atëherë biblioteka ka kërkuar dorëshkrime  nga e gjithë bota, me vepra të romancierit anglez David Mitchell, poetit islandez Sjón, Elif Shafak të Turqisë, Han Kang nga Koreja e Jugut dhe poeti vietnamezo-amerikan Ocean Vuong.

"Arka e letërsisë"/ Krijohet në Norvegji biblioteka me

Këtë vit, autori I Zimbabeve Tsitsi Dangarembga dhe shkrimtari norvegjez Karl Ove Knausgaard dorëzuan tregimet e tyre. Të ndaluar për të zbuluar përmbajtjen e veprës së tyre, ata mund të ndajnë vetëm titujt: Dangarembga e quajti të sajën “Narini” që do të thotë “pafundësi” ndërsa Knausgaard paraqiti një titull më enigmatik, thjesht: Libri i verbër.

Të gjitha dorëshkrimet do të ruhen për gati një shekull brenda sirtarëve prej xhami të mbyllur në një cep të fshehur të bibliotekës kryesore publike të Oslos, brenda një depoje të vogël prej druri të quajtur “Dhoma e Heshtjes”.

Në vitin 2114, sirtarët do të zhbllokohen dhe pemët do të copëtohen  dhe 100 histori të fshehura për një shekull më në fund do të publikohen.

Fatkeqësisht shumë prej nesh nuk do të kenë mundësi të lexojnë asnjë prej tyre.

EMISIONET