"Arka e fotografive”, projekti i fotografit amerikan për të dokumentuar 20 mijë specie të ndryshme

Fotografi i “National Geographic”, Joel Sartore, ka nisur një projekt për të dokumentuar çdo specie në kafaz në mbarë botën. E quajtur “Arka e fotografive”, nisma synon të ndihmojë në parandalimin e zhdukjes së kafshëve. Ai ka fotografuar gjithçka, nga milingonat dhe mushkonjat deri te elefantët dhe qëllimi i tij përfundimtar është të fotografojë 20,000 specie.

"Arka e fotografive”, projekti i fotografit amerikan për të

“Arka e fotografive” është një projekt ambicioz i fotografit amerikan, Joel Sartore, i cili prej më shumë se një dekadë ka punuar si fotograf për revistën “National Geographic”. Kjo nismë është një përpjekje personale e fotografit për të dokumentuar çdo specie në kafaz në mbarë botën.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sartore ka fotografuar në 16 vjet rreth 13,000 specie dhe qëllimi i tij përfundimtar është të fotografojë 20,000.  Ai ka fotografuar gjithçka, nga milingonat dhe mushkonjat deri te elefantët, dhe shpreson të ndihmojë përmes edukimit në parandalimin e zhdukjes masive të kafshëve.

"Arka e fotografive është përpjekja ime e dëshpëruar dhe e fundit për të ndërgjegjësuar publikun të kthejë sytë nga ky," tha ai.

Teksa punonte për revistën prestigjioze “National Geographic”, ai mori aparatin e tij dhe u nis për të bërë fotografi të kafshëve të egra, por në vend që të regjistronte kafshët në natyrë, ai donte t'i fotografonte ato jashtë habitatit të tyre natyror.

Ai vizitoi kopshtet zoologjike, akuariumet dhe qendrat e rehabilitimit dhe fotografoi portrete të kafshëve individuale në një sfond të bardhë ose të zi, njësoj si një punë tipike në studio.

"Kjo mënyrë eliminon shpërqendrimet dhe ju lejon t'i shikoni në sy dhe të shihni se atje ka bukuri të madhe dhe inteligjencë," tha ai.

Reagimi ka qenë vërtet i madh. Sartore ka më shumë se 1.6 milionë ndjekës në Instagram dhe një seri librash më të shitur të Photo Ark. Imazhet e tij ikonike janë projektuar në “Empire State Building” në Nju Jork dhe në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

Stili unik i Sartores "i lejon njerëzit të fokusohen thjesht në bukurinë dhe veçantinë e çdo kafshe.

Imazhet e tij e kanë kthyer vëmendjen tek kopshtet zoologjike, akuariumet dhe programet e mbarështimit në të gjithë botën që kanë qenë vendimtare për mbijetesën e shumë specieve të rrezikuara.

EMISIONET