Arabia Saudite/ Pallati "Salwa", shtëpia e vjetër e familjes mbretërore

Arabia Saudite/ Pallati "Salwa", shtëpia e vjetër e familjes

Arabia Saudite ofron shumë atraksione për turistët, përtej shkretëtirës së saj të famshme, beduinëve mbi deve dhe oazin më të madh në botë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Pallati Salwa në lagjen Ad Diriyah është shtëpia e vjetër e familjes mbretërore Al-Saud. E vendosur në veriperëndim të kryeqytetit Riad, ajo përmban katër muze së bashku me pallatin e restauruar së fundmi.

Në qendrën historike të Diriyah ndodhet vendi i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, At-Turaif, i cili u themelua në shekullin e 15-të.

Lagja kryesore e zonës e shënuar nga kalaja, ishte selia origjinale e pushtetit për familjen Al Saud të mbretërisë. Në 1727, qyteti u emërua kryeqyteti i vendit, duke hedhur themelet për atë që më vonë do të bëhej një Arabi Saudite e bashkuar.

Distrikti At-Turaif  është rikonceptuar për të përfshirë disa resorte luksoze, si dhe për t’i dhënë mundësi vizitorëve që të ecin nëpër rrënojat e këtij vendi.

Arabia Saudite/ Pallati "Salwa", shtëpia e vjetër e familjes

Aty strehohen një sërë koleksionesh tematike së bashku me xhamitë, galeritë dhe një treg tradicional që shet suvenire.

Vizitorët do të jenë gjithashtu në gjendje të shohin se ku kanë ndodhur ngjarjet kryesore në historinë e Arabisë Saudite.

Rrënojat e At-Turaif u përcaktuan si një vend i trashëgimisë së UNESCO-s në vitin 2010 dhe tashmë pas restaurimit zona synon të sjellë në jetë trashëgiminë historike.

Arabia Saudite/ Pallati "Salwa", shtëpia e vjetër e familjes

EMISIONET