“Apollo Art Kolony 22”/ Fieri sjell artin ukrainas në Shqipëri

"Në këto kohe lufte, ne japim ngjyrat e paqes, pasi kjo është ajo që mund të bëjmë! Ne besojmë në vendin tonë, ne besojmë në forcën tonë!" kështu shprehet artistja ukrainase.

Snegana Melnyk, është artiste ukrainase. Luftën dhe dramën me të cilën po përballet vendi i saj, e shpreh me ngjyra në telajo. Përmes artit të saj ajo jep shpresë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Në këtë vepër kam përdorur larmi ngjyrash. Nuk kam përdorur te zezën pasi besoj se e ardhmja do të jetë e mirë për Ukrainën," tha artistja.

Bashkë me dy artiste të tjera që po ashtu kanë arritur të dalin nga vendi para sulmit rus, ato ishin pjesë e “Apollo Art Kolony 22” që këtë vit kishte si temë "Luftën në Ukrainë".

Kuratori Saimir Ahmeti e cilësoi sukses edhe edicionin e 11-të pjesë e të cilit ishin 22 artistë nga vende të ndrysme të botës.

"Pasuron fondin e artit të veprave të galerisë së artit të Fierit, që është një nga më të pasurat, sidomos me artin modern të pas viteve '90. Një e veçantë tjetër është se ky edicion i është kushtuar Ukrainës. Janë tre artiste ukrainase pjesmarrëse në ekspozitë," tha ai.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për tre javë në Galerine e Artit "Vilson Kilica".

“Apollo Art Kolony 22”/ Fieri sjell artin ukrainas në

EMISIONET