Alba Kepi “fisnikëria tiranase”, gazetarja vlerësohet për mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe komunitare

Alba Kepi është “Fisnikeria Tiranase”. Këtë titull, gazetarja e RTV Ora e ka marrë për shkak të kontributit në mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe komunitare.

Këshilli drejtues i Shoqatës Tirana ka nderuar me titullin “Fisnikëria Tiranase” gazetaren e RTV Ora, Alba Bedri Kepi, për veprimtarinë e shquar gazetareske dhe shoqërore në mbrojtjen e vlerave kombëtae dhe komunitare.

"Ka bërë atë që shumë burra në kohën e sotme nuk kanë guxuar ta bëjnë, gazetarinë investigative dhe nxjerrjen në dritë të shumë anëve të errëta të shoqërisë që nga maja e piramidës dhe deri te bota e nëndheshme.

Një kontribut të veçantë për kryeqytetin, Kepi e ka dhënë nëpërmjet librit të saj “Dasma Tironse”, të cilën ish-Presidenti Bamir Topi dhe gazetarja Rezarta Delisula ja njohin si një qëndresë të paepur të të drejtave njerëzore.

"Te libri i Albës kam gjetur atë që kërkoja prej kohësh, për të identifikuar se kush ishin njerëzit që kishin kontribuar dhe po kontribuonin për Tiranën dhe unë të falenderoj."

"Libër fantastik dhe një trashëgimi që ne duhet ta kemi secili në raftet tona të librave."

Ndërkaq ish-deputeti Gerti Bogdani shprehet se nëpërmjet punës së saj kontributi i dhënë përfaqëson denjësisht Shqipërinë.

"Njerëzit si Alba nuk i japin vetëm, Tironës tonë, por Shqipërisë dhe shqiptarisë."

E emocionuar për këtë çmim, i cili e vlerëson gazetaren si mishërim të fisnikërisë së grave tiranase, Kepi shprehet falenderuese ndaj Shoqatës.

"Tirana, Tirona, më kanë frymëzuar në punën time. Në çdo rresht që kam shkruar, në çdo skandal që kam zbuluar, në çdo të vërtetë që kam përcjellë."

Alba Kepi “fisnikëria tiranase”, gazetarja vlerësohetAlba Kepi “fisnikëria tiranase”, gazetarja vlerësohetAlba Kepi “fisnikëria tiranase”, gazetarja vlerësohet

EMISIONET