Aktori Çun Lajçi 'udhëton' në kohë: Dikur hanim për të mbaruar filmin, sot për mbytur Covidin

Aktori Çun Lajçi 'udhëton' në kohë: Dikur

Edhe pse ndodhet prej ditësh i shtruar në repartin e Pulmonolgjisë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore post-Covid,  aktori i njohur shqiptar Çun Lajçi, është mjaft aktiv me shkrimet e tij në rrjete sociale.

Brenda mureve të spitalit, forcën për të bërë përpara ai e gjen te kujtimet jashtë, kur virusi nuk ekzistonte dhe as kishim dëgjuar për të.

E tillë ishte darka  e kësaj të hënë në spital që e çoi larg në vite kur xhironte filmin "Gjurmë të Bardha".

Atëherë thotë aktori duhet të haje për të mbaruar filmin ndërsa tani për të mundur Covidin.

Ndërsa në një tjetër shkrim Lajçi analizon situatën politike dhe ka disa porosi të qarta për kryeministrin Kurti në raport me dialogun me Serbinë.

EMISIONET