Aktori Mehdi Malkaj shtrohet në QSUT, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Atdhetarit dhe mikut tonë të shtrenjtë i urojmë shërim të shpejtë

Aktori Mehdi Malkaj shtrohet në QSUT, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit:

Aktori i njohur Mehdi Malkaj është shtruar në reanimacionin e Kardiologjisë në QSUT, pasi ka shfaqur probleme shëndetësore në zemër (Sindromë Koronare Akute).

Mësohet se Malkaj është paraqitur në spital pasditen e djeshme dhe burime pranë QSUT-së bëjnë me dije se aktualisht gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qetë, teksa pritet t’i nënshtrohet dhe ekzaminimeve të tjera mjekësore gjatë ditës së sotme.

Sipas mediave, aktori ka qenë në Spitalin e Traumës duke vizituar një të afërm të tij dhe papritur ka ndjerë shqetësime, dhimbje në krahun e majtë.

Ndihmën e parë e ka marr nga mjekët e Traumës, dhe pastaj këta të fundit e kanë përcjell me ambulancë drejt shërbimit të kardiologjisë në QSUT për ekzaminime dhe trajtim të mëtejshëm nga mjekët specialistë kardiologë.

"Aktori i mirënjohur dhe aktivisti i paepur për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Mehdi Malka, ndodhet i shtruar nē reanimacionin e Kardiologjisë në QSUT, pasi ka shfaqur probleme shëndetsore në zemër.

Atdhetarit dhe mikut tonë të shtrenjtë i urojmë shërim të shpejtë dhe u ktheftê me një zemēr akoma më të fortë për të vijuar betejën për kauzën e Teatrit Kombëtar dhe Demokracisë në Shqipēri", thekson në reagimin e saj Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

EMISIONET