“Ahengu shkodran” emrat më të njohur të muzikës bëhen bashkë në edicionin e 10-të

Ahengu shkodran, një ndër 7 kryeveprat e trashëgimisë kombëtare shpirtërore shënoi edicionin e 10 të organizimit.

Emrat më të njohur të muzikës qytetare shkodrane dhe më të rinj ndërthurën aq bukur perlat e këngës qytetare, të trashëguara ndër breza.

“Spektatori është kënaqur jashtëzakonisht shumë me perlat e këngëve shkodraneve. Këtë natë janë sjellë këngët më të bukura.”

E veçantë në këtë mbrëmje ishte edhe performanca e Ansamblit të këngëve dhe valleve Gjakovë.

“Dihet se ahengu shkodran e ka në Gjakovë një shtëpi të dytë. Ishte një natë e jashtëzakonshme.”

Erdhën si mysafirë në një ditë kur dy bashkitë firmosën marrëveshjen e binjakëzimit.

“Ansambli nga Gjakova i dha një frymë tjetër këtij aktiviteti. Ishte një punë disa mujore.”

Ahengu Shkodran është një organizim i bashkisë Shkodër me qendrën kulturore “Pjetër Gaci”.

“Ahengu shkodran” emrat më të njohur të muzikës

EMISIONET