50-vjetori i “Kumbarit”. De Niro dhe Al Pacino risjellin kujtimet gjysmë shekulli më vonë

50-vjetori i “Kumbarit”. De Niro dhe Al Pacino risjellin kujtimet

Dy legjendat e kinemasë botërore, Robert De Niro dhe Al Pacino u ribashkuan në 50-vjetorin e filmit “The Godfather” ose “Kumbari”, organizuar nga Festivali i Filmit “Tribeca” që po mbahet në Nju Jork.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

82 vjeçari, Pacino gjatë një bisede u shpreh se ishte "thellësisht i nderuar" teksa shihte vlerësimin e filmit gjatë 50 viteve të fundit.

"Është një pjesë e punës në të cilën kam pasur fatin të jem. Por më është dashur një jetë për ta pranuar dhe për të vazhduar", tha ai.

Me heret, ne ceremonine cmimeve Oscar me dy legjendat u bashkua dhe regjisori i filmit, Francis Copola, i cili reflektoi për përvjetorin historik të veprës së tij.

“Ndjej se momentet si ky duhet të jenë të sinqerta dhe të shkurtra. Dhe unë jam shumë mirënjohës për miqtë e mi të mrekullueshëm që kanë ardhur këtu. Ky projekt që ne e filluam 50 vjet më parë me bashkëpunëtorët më të jashtëzakonshëm”, tha Copola.

50-vjetori i “Kumbarit”. De Niro dhe Al Pacino risjellin kujtimet

Filmi, i cili bazohet në romanin e skenaristit Mario Puzo të vitit 1969 me të njëjtin emër, është konsideruar gjerësisht si një nga filmat më të mirë të të gjitha kohërave që kur u shfaq premierë në vitin 1972.

Ai fitoi tre çmime Oscar, duke përfshirë filmin më të mirë dhe skenarin më të mirë të adaptuar, përveç nominimeve për Coppola dhe Pacino. De Niro luajti në filmin "The Godfather Part II" të vitit 1974 si një version më i ri i Vitos.

“Tribeca” Festival është rikthyer në edicionin e 21-të pas dy viteve në ambiente të mbyllura, pas anulimit të edicionit 2020 dhe organizimit kryesisht jashtë në 2021.

De Niro, tashmë 78 vjeç, e bashkëthemeloi festivalin në vitin 2002 për të ringjallur skenën kulturore të Manhatanit pas sulmeve tragjike të 11 shtatorit.

EMISIONET