5 mln $ për fanellën e Jordan/ Legjenda e basketbollit e veshi në finalen e NBA-së

Një fanellë e veshur nga legjenda e basketbollit Michael Jordan gjatë finales së NBA-së në vitin 1998, mund të shitet deri në 5 milionë dollarë. Sipas eksperteve, kjo është "fanella më e shtrenjtë e basketbollit që del në ankand". Shitja online do të organizohet nga data 6-14 shtator.

5 mln $ për fanellën e Jordan/ Legjenda e basketbollit e veshi në

Një fanellë e veshur nga legjenda e basketbollit Michael Jordan gjatë ndeshjes 1 të finaleve të NBA 1998, fitorja e tij e fundit për titull, do të dalë në ankand në shtator për një vlerë prej 3-5 milionë dollarësh, njoftoi Shtëpia e Ankandeve “Sotheby's”.

Fanella ikonë e Chicago Bulls, me numrin 23 në anën e pasme, është e dyta e veshur nga ylli I basketbollit në gjashtë kampionate të tij që shitet në ankand.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sipas Sotheby's, shumica e fanellave të finales se NBA mbeten në duar private, megjithëse Jordan i ka dhuruar një të tillë Muzeut Kombëtar “Smithsonian” të Kulturës Afrikano-Amerikane.

Jordan, tani 59 vjeç, e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij të basketbollit me Bulls, me të cilët fitoi të gjashtë titujt e tij, por doli në pension në 2001 për të luajtur dy sezone me Washington Wizards.

Sezoni i tij i fundit me Bulls u detajua në dokumentarin e Netflix "The Last Dance" i publikuar në 2020.

"Sezoni 1997-1998 është ndoshta një nga më popullorët në mesin e tifozëve të Jordan, pasi ai po arrinte kulmin e aftësive të tij" tha eksperti Brahm Wachter.

Fanella fillimisht do të shfaqet publikisht në Monterey, Kaliforni përpara se të dërgohet në Nju Jork, ku fansat gjithashtu do të kenë mundësinë ta shohin atë gjatë ankandit në internet që do të zhvillohet nga 6-14 shtator.

Rekordin për fanellën më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë e mban "Hand of God" e yllit të futbollit Diego Maradona , e cila arriti vlerën 9.3 milionë dollarë.

EMISIONET