40-vjet pa Bob Marley

40-vjet pa Bob Marley

Kanë kaluar 40 vjet, që kur këngëtari legjendar i muzikës reggae Bob Marley ndërroi jetë nga kanceri në Miami, në moshën 36 vjeçare, më 11 maj 1981. Ai është një nga artistët më të njohur në historinë e muzikës, me hite si “No Woman No Cry”, “One Love” dhe “Redemption Song”. Hiti i tij “Buffalo Soldier” e shndërroi muzikantin në këngëtarin më të mirënjohur në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi i tij “Exodus” i vitit 1977 u vlerësua “Albumi i Shekullit” nga Revista “Time”.

I lindur në 1945, fëmijëria e Marley kaloi në varfëri. Ai kishte pak kontakte me babanë e tij, një oficer i marinës që punonte për qeverinë britanike, ndërsa e ëma ishte një grua me ngjyrë. Në moshën 14 vjeçare, Marley u largua nga shtëpia për të ndjekur karrierën muzikore në Kingston. Në vitin 1972, Marley arriti në Britani me grupin e tij “The eailers” për të bërë një turne me Johnny Nash me shpresën për të filluar karrierën e tij ndërkombëtare.

Në 1974 grupi lëshuan albumin e tyre “Catch a Fire” dhe bënë debutimin e tyre televiziv në BBC. Shfaqja pati një ndikim të madh me vijimin e turneve të ndryshëm, ndërsa këngëtari hyri në rrjedhën muzikore dhe u bë një emër i njohur.
Marley njihej për besimin e tij Rastafarian, së bashku me gruan e tij, Rita, me fenë e pasqyruar në muzikën e tij. Këngëtari ishte gjithashtu i apasionuar pas futbollit. Performanca e fundit e drejtpërdrejtë e Marley në Mbretërinë e Bashkuar ishte më 13 korrik 1980 në Neë Bingley Hall, Stafford. Një vit më pas Marley ndërroi jetë. Legjenda e muzikës u varros në vendlindjen e tij Xhamajkan, në fshatin Nine Mile.

 

EMISIONET