Artistët e TKOB denoncojnë "planin ogurzi" pas fasadës së rikonstruksionit 12 mln eurosh. Dyert po prishen që tani, s'ka akustikë

Kur nuk ka kaluar asnjë vit nga rikonstruksioni i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, artistët denoncojnë se ajo që duhej të ishte një kryevepër në fakt është është e kundërta.

Bëhet fjalë për një investim kolosal prej 12 milionë eurosh për rikonstruksionin e TKOB për të cilin u deshën 5 vite por që Teatrit të vjetër jo vetëm që nuk i rregulloi problemet e vjetra por e bëri më keq. 

Ndryshe nga sa u duk në fillim, Teatrit të Operas dhe Baletit filluan ti dilnin problemet e mëdha.

Te indinjuar dhe tepër te shqetësuar Baritoni, me titull “Mjeshtër i Madh” Ylber Gjini dhe Rudin Sata, tenor në TKOB njëkohësisht kryetar i sindikatës së artistëve denoncuan në studion e lajmeve të RTV Ora me gazetaren Beti Njuma skandalet që fshihen pas fasadës së rikonstruksionit 12 milionë eurosh. 

Gjini tha se rikonstruksioni ka defekte pa fund dhe

Ai tha se kanë idenë se është një plan ogurzi që po luhet me Teatrin, pasi sipas tij asgjë nuk funksionon ashtu siç duhet.

Ylber Gjini: “Në fillim kur u shpërngulëm nga Kinostudio në Teatër, të gjithë artistët dhe drejtoria shpejtuam të bënim një dokumentar që do të bëhej një kryevepër.

Dhe unë kam qenë aty dhe për herë të parë kam qenë pozitiv.  Edhe unë kam qenë aty, dhe thamë po janë bërë gjëra të mira se ashtu na u dukën. Por teatri ka prapa meselenë.  Se ishte dhe pandemia.

Pastaj kur nisëm provat e regjisë, orkestra salla e vogël, korin e solistëve nuk i nxë salla. Studiot e solistët as ngrohen as ftohen. Dyert po prishen që tani. Defekte pa fund. Skena, gropa e orkestrës është shumë thellë e ata thonë nuk ju dëgjojmë dhe ne nuk I dëgjojmë ata. A ka patur specialistë kur është bërë? Pse teatrot e tjerë nëpër botë nuk kanë problematika të tilla? Çfarë është bërë aty.

Gazetarja Njuma kujtoi se Bashkim Zahaj skenografi i njohur në 2019 denonconte se skenës së operas i hiqet rrotativi, një nga elementet më të domosdoshëm.   

“Teatri i vjetër e kishte.  Të pakta janë ato teatrot që e kanë atë fat që ta kishin dhe teatri i vjetër e kishte” Ne kemi idenë që aty luhet diçka. Ndoshta është plan ogurzi që të çosh teatrin në këtë mosfunksionim?! Detyrimisht do të vësh mikrofonat. Opera me mikrofona ndalohet me ligj”

Opera e parë pas  rikostruksionit u bë më 15 shtator 2021.

Rudin Sata tenor në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit tha ishin zbatuar 0 kritere.

Rudin Sata:  Kur unë e kam akuzuar drejtpërdrejt Edi Ramën dhe ministren Kumbaro në atë kohë dhe pasardhësen e saj se kjo nuk është asgjë tjetër veçse një shtojcë e sistemit komercial. Ky nuk është një rikonstruksion i operas, këta kërkojnë të bëjnë fasadën të fshehin gjërat por as më shumë as më pak është vazhdimësi e investimit në sistemin komercial. Për të bërë një  National Opera House ashtu siç është janë 167 kritere. Këtu janë zbatuar 0 kritere. Është goditur identiteti i Operas Nacionale. I mungon muzeu.

Beti Njuma: Po kush e rikonstruktoi Tetarin diletantët?

Ylber Gjini: Për mua po. Nuk kishin llogaritur as në studion e solistëve të hynin pianot.

Gazetarja: A mund të rregullohet?

Ylber Gjini: Nuk riparohet dot. Ose duhet të nisë teatri I ri ose ashtu siç është jo funksional. Sallën e baletit e kanë bërë beton. Koreografi thotë se me këtë sallë balerinët për 6 muaj ose 1 vit të gjithë balerinët dalin në kemp sepse të janë prishur këmbët.
Gropën e ka bërë 5 metra të thellë, nuk shikon dirigjentin.  Në skenë nuk ke kthysa televizorë.

Rudin Sata: Kjo skenë e godinë që ka titullin Teatri i Operas Nacionale nuk është bërë për këtë punë por për diçka tjetër që këta nuk e thonë por koha do ta tregojë. Ka qëllim multifunksional siç e ka dashur Edi Rama, po ta shohin ekspertët që kanë ndërtuar Opera Nacionale ikin me vrap. Eshtë turp!   

Në media kanë qarkulluar lajme se drejtoresha e TKOB-së, Zana Çela, nuk mori në dorëzim godinën pasi rikonstruksioni sipas saj ishte me probleme dhe me punime pa standard, të domosdoshme për një Teatër Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Denoncimi i Ylber Gjinit me 8 qershor 2022 ne facebook

TOB i rikonstruktuar po dalin në pah të metat edhe mos funksionimi i disa proçeseve që janë të domozdoshme.
1-Studio e Orkestrës shumë e vogël sidomos kur bëhen prova sëbashku me kor edhe solist është një torturë e vërtetë.
2-Studiot e Solistëve shumë të vogla edhe pa akustikë.
3-Pianot e Solistëve të amortizuara edhe jashtë funksioni.
4-Holli i koncerteve i pa pranueshëm për kushtet e akustikës që afron për mbarëvajtjen e një koncerti me standarte të larta.
5-Ështê prishur zinxhiri i punës nga puna individuale,puna me pianist,puna me dirigjent edhe me pianist në studio ,pastaj kalimi në provat e regjisë,provat me Orkestër e pastaj prova gjenerale edhe shfaqja në fund.
Nqs ka dikush të mê thotë që lejohet Opera me mikrofona edhe me kthyesa të fuqishëm në skenë ku sëbashku me vokalin bëhet një kakofoni e pa pranueshme.
Përdorimi i gipsit gjithëandej ka krijuar një gjëndje të vështirë për kushtet që kërkon Opera.
Unë po flas vetëm për Sektorin e Solistëve sepse për sektorët e tjerë duhet të flasin vetë artistët që janë pjesë e këtyre sektorëve.
Studiot e solistëve në dimër janë të ftohta kurse tani në verë nuk punon dot nga vapa.

Orkestrën e kanë vendosur shumë thellë në gropë gati komplet poshtë skenës edhe dirigjenti duhet të sajojë ndonjë poltron që të duket nga kori edhe solistët por edhe kjo shumë e sikletëshme për mbarëvajtjen e shfaqjeve.Në atë dekumentarin e inagurimit unë fola pozitivisht për rikonstruksionin por ishim në orët e para të futjes në Teatër edhe disa gjëra janë bërë por të diskutueshme.

Më kanë thënë se në orkestër bie erë të keqe sepse kalokan ca tuba banjash aty. Nuk do zgjatem më por dua ndihmën edhe të miqve edhe kolegëve tanë jashtë vëndit të na sygjerojnë se si funksionojnë Operat në Europë.

Në dy anët e skenës janë vendosur nga dy kondicionerë muralë që kur ndizen influencojnë direkt në vokal
Me një fjalë ngrofja edhe ftofja e teatrit nuk funksionon fare përveç ndonjë salle.Nuk janë bërë me parametrat që kërkon Opera.

Sektori i solistëve ngjitur me sallēn e valleve të Ansamblit edhe kërcet daullja që nuk ka zot që mundet të punosh nêpër studio.Edhe aty nuk punon kondicionimi sepse ata i lenë të dyja dyert hapur që të ju bëjë korent sepse plasën nga vapa.

Mungon.Sektori i prodhimit të skenave megjithë ambjentin.

 

EMISIONET