Kultivimi i kanabisit në rritje, Meta: Asnjë surprizë! Një “koncension” për grupet kriminale

Kultivimi i kanabisit në rritje, Meta: Asnjë surprizë! Një

Në Shqipëri, të dhënat e publikuara sot nga Policia shqiptare por dhe nga ajo italiane e cila edhe këtë vit kreu monitorim nga ajri të sipërfaqeve të mbjella me cannabis sativa, flasin për një rritje, për të dytin vit radhazi të kultvimit të bimëve narkotike.

Kështu nis një artikull i “Zërit të Amerikës” ditën e sotme, i cili citon burime nga Policia e Shtetit dhe autoritetet italiane.

Sipas Guardia di Finanza italiane, përgjatë 185 orëve fluturime, të kryera nga 1 qershori deri më 31 tetor, me nje avion të pajisur me teknologji të avancuar, janë vërejtur 1964 plantacione të dyshuara të mbjella me cannabis, dhe në to janë gjetur dhe shkatërruar më pas nga policia shqiptare mbi 58 mijë rrënjë. Vitin e kaluar, kur u realizuan 225 orë fluturime, u identifikuan 1109 plantacione dhe u shkatërruan 25.719 rrënjë.

Lidhur me këtë raport reagon edhe presidenti i Republikës Ilir Meta, për të cilin një raport i tillë nuk është aspak surprizë.

Asnjë surprizë! Shtimi i kultivimit të kanabisit, me afrimin e zgjedhjeve, është kthyer tashmë në traditë”, shkruan ndër të tjera kreu i shtetit.

Reagimi i plotë i presidentit:

Asnjë surprizë! Shtimi i kultivimit të kanabisit, me afrimin e zgjedhjeve, është kthyer tashmë në traditë.

Është një “koncension” për grupet kriminale, që në këmbim të përfitimeve kolosale nga kanabisi, u kërkohet nga ortakët në pushtet “kontrolli elektoral” i Qarqeve.

Që prej publikimit të raportit të fundit vjetor të Qendrës Europiane të Drogave, i kam bërë thirrje Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese të përqëndrohen seriozisht në luftën kundër këtij fenomeni kanceroz, që aq shumë e ka dëmtuar shoqërinë tonë dhe imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Lufta kundër drogës është kusht për integrimin europian.

Askush të mos mendojë, lëre më të guxojë, që me paratë e kanabisit, të deformojë vullnetin e shqiptarëve në 25 prill 2021 dhe të pengojë të ardhmen europiane të shqiptarëve.

Grupet kriminale dhe ortakët e tyre në pushtet janë të identifikuar!

Vendi Lajme Politikë Lajmi i fundit kanabis meta Aktualitet dyfishim

EMISIONET