Kukësi largon "fantazmat", Tirana gabon në Korçë

Pas 7 javësh Kukësi rigjen më në fund fitoren ne Kategorinë Superiore dhe largon krizën e gjatë që ka prekur verilindorët. Skuadra e Josës triumfoi 3-0 ndak Kastriotit, një ekip qe pothuajse i ka marrë pikë të gjithë ekipeve në zonën e lartë të renditjes.

Pas një pjese të parë të qetë ku i vetmi rast ishte në minuten e 34' për vendasit, në të dytën ishte Kukësi që bëri gjithcka mirë dhe ndoshta u çlirua psikologjilisht ashtu siç kërkonte trajneri Josa. Ishte Eze në minuten e 50' që hapi ndeshjen pas një kundërsulmi duke gjetue rrjeten dhe per t'i dhënë kryesimin Kukesit.

Pa kaluar shumë minuta, në të 60' sërish Eze bën bomberin dhe dyfishon shifrat. Verilindorët luajnë lirshëm dhe ne 71' arrijnë golin që vulos ne 3-0 ndeshjen me anë të Lulajt. Kjo është një nga fitoret më të rëndësishme për Kukesin pasi prej kohësh lundronte në ujëra të turbullta madje flitej edhe për rënie drejt playoutit por tani gjërat qetësohen me këtë 3 pikësh.


Ndërkaq në Korçë, Orges Shehi ndalet pikërisht nga ish skuadra e tij e Skënderbeut çka ndalon vrullin e Tiranës drejt titullit për të cilin u rifut në lojë nga rezultatet pozitive të njëpasnjëshme. Sfida mes skuadrave përfundoi me rrjeta të paprekura në barazim pa gola, rezultat që i bën shumë punë korçarëve në luftën drejt mbijetesës dhe penalizon Tiranën që po i afrohej kreut.

Nuk munguan rastet në stadiumin e Korçës më shumë nga bardheblutë të cilët gabuan në prekjen e fundit para portës por do të ketë edhe polemika pasi vendësit kerkuan një gol të anuluar për pozicion jashte loje ndërsa Tirana pretentoi për një penallti me Torasën pak nga fundi i ndeshjes.

EMISIONET