Kukësi: Eliminimi nga Tirana për faj të gjyqtarit

Pas eliminit nga Teuta ditën e djeshme  për Kupën e Shqipërisë, Fk Kukësi ka reaguar nëpërmjet një deklarate ku thekson se eliminimi erdhi si pasojë e gabimeve të gjyqtarit dhe asistentit të tij.

FK Kukësi shkruan se në një nga ndeshjet më të rëndësishme për ekipin, protagonist bëhet sërish arbitri.

“Në minutën e 73, Çyrbja i merr topin me faull mbrojtësit Krasniqi para syve të asistentit Bregasi, megjithatë nuk akordohet faull dhe nga ky aksion erdhi goli i barazimit”, shkruan Kukësi.

Sipas Kukësit krosimi i Kallakut gjen në pozicion jashtë loje mbrojtësin Rustem Hoxha i cili shënon me kokë.

“Pak minuta më vonë, krosimi i Kallakut gjen në pozicion jashtë loje mbrojtësin Rustem Hoxha i cili shënon me kokë, por për asistentin goli ishte i rregullt”.

Në foto: Moment i shkëputur nga video e publikuar nga KF Kukësi

Finalja  e këtij edicioni do të luhet mes Tiranës dhe Teutës  në 2 Gusht.

Sport Lajme Futboll kukesi

EMISIONET