"Kujtesë për demagogët", Vasili publikon dokumentin: LSI kërkoi lista të hapura që në 2017

LSI ka kërkuar lista të hapura që në vitin 2017.

Për të bindur publikun dhe ata që nënkryetari i saj Petrit Vasili i quan "demagogë", ky i fundit publikon edhe dokumentet.

Sipas Vasilit, LSI bëri propozimet në vjeshtën e atij viti në komisionin e reformës zgjedhore drejtuar nga Bledar Çuçi dhe Oerd Bylykbashi.

“Propozim kryesor i LSI, që në vitin 2017 ishin Listat e Hapura”, shprehet numri dy i LSI.

Reagimi i plotë:

Kujtese per demagogët.(DOKUMENTI).

Listat e hapura LSI i kerkoi qe ne 2017!

Sapo u ngrit Komisioni Parlamentar i Reformes Zgjedhore, ne vjeshten e vitit 2017, i drejtuar nga Bledar Çuçi dhe Oerd Bylykbashi LSI i paraqiti propozimet e saj.

Propozim kryesor i LSI, qe ne vitin 2017 ishin Listat e Hapura.

DOKUMENTI flet vete dhe eshte nje kujtese per te gjithe ata hipokrite dhe demagoge qe sot bejne sikur ju dogj shpirti per listat e hapura, ndersa dje vegjetonin pa guxuar qe te hapnin gojen.

Vendi Lajme Politikë Lajmi i fundit LSI listat e hapura vasili Aktualitet dokumenti 2017

EMISIONET