Miriami Cani është një ndër këngëtaret më të pëlqyera tw show biz-it shqiptar. Nëse flasim për ëmbëlsi dhe thjeshtësi këto i gjejmë te ajo. Së fundmi këngëtarja i ka dhënë mundësinë ndjekësve të saj në “Instagram”  t’i  bëjnë pyetje të ndryshme dhe një ndër ta ishte kurioz të dinte arsyen pse ajo është kthyer në Shqipëri duke lënë Gjermaninë. Këngëtarja i përgjigjet duke i thënë se nuk është kthyer  përgjithmonë dhe vazhdon jetën midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, duke qënë se aty ndodhet familja e saj. Sigurisht për Miriamin nuk është e lehtë të braktisë Gjermaninë pasi aty ajo ka jetuar që në moshën 5 Vjeçare.

 “Më duhet të pranoj që këto muaj më ka marr shumë malli për familjen time e cila jeton në Gjermani. Po ashtu dhe për jetën dhe miqtë e mi në Heidelberg. Kur të kalojë kjo situatë e vështirë gjëja e parë që do bëj  me Amelin dhe Duam është të takojmë familjen. Më mungojnë ata shumë.”

Ndër pyetjet e shumta që gjenden në “Instastoryt” e  Miriamit ishte dhe pyetja klishe tashmë se kujt i ngjan Duam, asaj apo Albanit. Mirëpo nga përgjigjeja e dhënë duket se mendimet e njerëzve e kanë bërë dhe Miriamin konfuze,pasi disa i pohojnë që ai është një kopje e mamit dhe disa të kundërtën. Gjithsesi  ajo  e pranon që Duam duket si Albani.