"Kuariteti i karantinës", 300 ditë radhazi duke luajtur muzikë

"Kuariteti i karantinës",  300 ditë radhazi duke luajtur

Kjo është familja Hochman nga Bruklin, e cila e kaloi periudhën e izolimit në një mënyrë sa argëtuese aq edhe produktive. Prindërit muzikantë dhe dy djemtë e kthyen shtëpinë në një skenë ku jepnin shfaqje çdo ditë. Për 300 ditë radhazi ata postonin video humoristike të shoqëruara me muzikën e tyre.

 “Isha shumë i zënë para izolimit saqë nganjëherë fëmijët i shihja tre ose edhe një herë në javë. U desh një pandemi që të luajmë të gjithë së bashku”, thotë Joseph Hochman.

Me kalimin e kohës, repertori i kuartetit rritej edhe ndjekësit në Instagram po ashtu duke arritur në 100 mijë. Madje kuarteti u bashkuan edhe me muzikantë nga shumë vende të botës në koncerte live.

 “Janë interesante lidhjet globale që po bëjmë me ndjekës dhe mbështetës, duke marrë komente nga njerëz në të gjitha vendet e botës si Bahreini, Rusia, Irani, Indonezia, Argjentina, Brazili dhe Kanadaja”, tha Jason Hochman.

 “Ne dëgjojmë njëri tjetrin, e ndjejmë njëri tjetrin përmes muzikës dhe mendoj se kjo na forcoi si familje e cila vështirë se mund të thyhet. Kjo tregon vlerat e familjes”, tha Elysa Hochman.

Postimi i fundit i familjes Hochman u publikua në faqen kryesore të instagramit “Kuarteti I Karantinës” me 380 milionë ndjekës me shënimin: “një familje që luan së bashku, arrijnë suksesin së bashku”.

Bota Lajme muzike karantina

EMISIONET