Kjo kthesë në rrugën nacionale Burrel–Skuraj në fshatin Kokërdhok të Bashkisë së Matit është kthyer në një rrezik të madh për drejtuesit e mjeteve.

Ura është ndërtuar vetëm një vit më parë, por pa u menduar rreziku i rrëshkitjes së mjeteve në rastet e reshjeve të shiut. Regjistrohen të paktën 10 aksidente në harkun kohor të një muaji. Fatmirësisht deri më tani pa viktima në njerëz.

Është dhe i rrëshqitshëm, është kthesë jo e mirë. Duhet të jetë më e gjerë. Sa herë ka ndonjë pikë shi këtu përfundojnë makinat poshtë”– tregon qytetari.

Pavarësisht kthimit në një pikë të zezë, dhe dëmeve të shkaktuara ende nuk është marrë masë.

Drejtuesit e mjeteve kërkojnë ndërhyrjen urgjente për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme. “Firma e ka në dorë. Dueht ndonjë vertikalizim ndonjë gjë”– shton ai.

Në aksin rrugor Burrel – Skuraj, çedimi i karrexhatës, gropat dhe mungesa e sinjalitikës  janë kthyer në shqetësim për drejtuesit e automjeteve.