Kryetarja e bashkisë Shkoder Voltana Ademi ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Pas shqetësimeve shëndetësore të ndjera ditët e fundit, ajo ka kërkuar kryerjen e testit nga epidemiologët e shëndetit publik të Shkodres, të cilët i kanë bërë tamponin paradreken e së hënës.

Ndërkohë mëngjesin e kësaj të marte, përgjigjia e mbërritur ka qënë pozitive dhe Ademi do të vijojë të qëndrojë në shtëpi, e izoluar dhe pa kontakte me pjesën tjetër të familjes.

E kontaktuar nga oraneës, ajo ka konfirmuar se nuk ndjen shqetësime të mëdha, por kishte kërkuar testin sepse prej 3 ditësh kishte patur lodhje dhe pak kollë, gjë që e ka bërë të dyshojë se mund të jetë infektuar.

Ademi nuk di të thotë se ku mund ta ketë marrë virusin, pasi gjatë të gjithë javës që lamë pas ka patur një sërë takimesh me komunitetin, çka edhe në një prej tyre mund të jetë bërë bartëse e tij.

Mësohet se kryebashkiakja për shkak të axhendes nuk është paraqitur në zyrë e për pasojë nuk ka patur kontakte të afërta me stafin, që të kërkohet mbyllja e bashkisë.

I vetmi komunikim i afërt ka qënë një mbledhje në prefekturë, ku ajo mësohet se ka qënë e pranishme me maskë dhe ka mbajtur distancë me pjesën tjetër të të pranishëmve.

Gjithashtu edhe një intervistë e zhvilluar dy ditë më parë me një prej gazetarëve të Tiranës, por që edhe në këtë rast ajo ka konfirmuar se ka ruajtur distancën.

Më herët në bashkinë Shkoder kanë qënë pozitiv me Covid 19, numri dy i këtij institucioni Emilia Koliqi, si dhe disa punonjës të policisë bashkiake dhe shërbimit social.