Një zarf që përmban tre plumba iu dërgua kryetarit të bashkisë së San Severo, Francesco Miglio. 

Pakoja u dërgua të martën në mëngjes tek Palazzo Celestini, ku është vendosur komuna.

Kryetari menjëherë raportoi incidentin në polici ndërsa dje u mbajt një mbledhje e jashtëzakonshme e komitetit për rendin dhe sigurinë publike.

“Ne kemi besim të fortë në punën e institucioneve dhe nuk e lejojmë veten të na frikësojë as ky episod” – tha kryetari i bashkisë, Miglio. 

Ky incident vjen disa ditë pas incidentit të rëndë që ndodhi në zyrat e Këshilltarit për Politikat Sociale të Qytetit, ku një burrë nxori një thikë në prani të punonjësve duke kërkuar të fliste me Shefin e degës.

“Ne synojmë të vazhdojmë angazhimin tonë për San Severo dhe për të gjithë qytetarët e San Severo me ndershmëri, besnikëri dhe pasion “, – përfundon Miglio.