Edhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Veseli përmes një postimi në Facebook.

Veseli shkruan se gëzon shëndet të plotë dhe do të qëndrojë në izolim deri në shërim.

“Të dashur qytetarë, pak çaste më parë u njoftova nga IKSHP-ja se kam rezultuar pozitiv në testin e kryer për Sars-CoV-2. Unë jam mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim. Ju ftoj të gjithëve që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën”, – ka shkruar Veseli