Kryeministri i Irlandës, Micheal Martin, ka deklaruar se varianti i ri i koronavirusit që në Irlandë ka “ardhur” nga Britania e Madhe, po përhapet më shpejt nga sa ishte menduar.

“Derisa janë duke u kryer hulumtime ndërkombëtare për variantin e ri të koronavirusit, është e qartë se ai po përhapet shumë më shpejtë”-ka thënë Martin gjatë deklarate televizive.

Ai gjithashtu paralajmëroi shtrëngim të masave gjatë  katër javëve të ardhshme.

Martin shtoi se kjo përhapje kaq e shpejtë e variantit të ri të Covid-19 , ka habitur edhe projeksionet e njerëzve më skeptikë.

Kujtojmë që javë më parë në Britani të Madhe është shfaqur një variant i ri i koronavirusit, që tashmë ka mbërritur edhe në Shtetet e Bashkuara.