Qeveria e Libanit dha dorëheqjen, më pak se një javë pas shpërthimit masiv në Beirut ku mbetën të vrarë më shumë se 160 persona dhe u plagosën mbi 5 mijë të tjerë.

Kryeministri Hassan Diab iu drejtua kombit me një fjalim, duke njoftuar dorëheqjen e tij dhe të qeverisë që ai drejton.

Diab tha se shpërthimi në Portin e Beirutit ndodhi për shkak të korrupsionit endemik, dhe se qeveria u mundua të punonojë me ndershmëri dhe integritet.

Tre ministra të kabinetit tashmë ishin larguar, së bashku me shtatë anëtarë të parlamentit.

Protestat e dhunshme shpërthyen jashtë zyrës së kryeministrit në vazhdën e fjalimit të planifikuar të hënën në mbrëmje.

Dhjetra protestues hodhën gurë, fishekzjarre Molotov në drejtim të forcave të sigurisë të cilët u përgjigjën me gaz lotësjellës.

Libani tashmë po përjeton krizën ekonomike më të rëndë në dekada, për shkak edhe të koronavirusitm, teksa qeveria ka qenë e akuzuar për korrupsion dhe keqmenaxhim të fondeve publike.

Lexo edhe: Shpërthim masiv në portin e Beirut, 50 viktima e mbi 2700 të plagosur

300,000 njerëz kanë mbetur të pastrehë pas shpërthimit në Bejrut