Kryeministër shqiptar? Zeqiri: Nuk bëhet pa dakordësinë e palës maqedonase

Kryeministër shqiptar? Zeqiri: Nuk bëhet pa dakordësinë e

Ditën e sotme Maqedonia e Veriut u fut në "fazën" e dytë të votimeve parlamentare ku si është lajmëruar edhe më herët votuan 3.138 persona me sëmundje tjera dhe të burgosurit.

Në një intervistë për Ora News, gazetari Arben Zeqiri komentoi mbi propozimin e BDI-së për zgjedhjen e një kryeministri të parë shqiptar.

Zeqiri u shpreh se kjo nuk mund të arrihet kurrë pa marrë më parë dakordësinë e palës maqedonase.

Arben Zeqiri: Në palën maqedonase janë ato më të mëdha tradicionale si dhe Liria Socialdemokrate e Maqedonisë e cila për herë të parë garon me një parti shqiptare, Lëvizjen Besa si dhe parti nga bashkësi të tjera etnike. Ka dhe parti të tjera më të vogla maqedonase që janë kryesisht ato të ekstremit të djathtë që kanë dalë hapur tashmë dhe kundër ndryshimit të emrit, ndryshimeve kushtetuese por nuk kanë gjasa të fitojnë. Në kampin shqiptar përveç Lëvizjes Besa që është në koalicion me Liria Socialdemokrate kemi dhe BDI dhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Është një garë e ngushtë mes tyre.

Them këtyre blloqeve pas shumë sondazheve të bëra nga agjenci të ndryshme të cilat i nxjerrin këto dy kampe thuajse të barabartë. Diferencën do ta bëjë një numër i vogël votuesish. Mendoj se dallimi nuk do të jetë më shumë se sa 1 deputet për atë që do të votojë duke mos përjashtuar dhe numrin e barabartë të deputetëve. Fjalën e fundit do ta kenë votuesit. Kryefjala e këtyre zgjedhjeve janë drejtësia dhe ekonomia, për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit të ish funksionarëve të dyshuar si të përfshirë në këto afera. Në këto zgjedhje nuk ka munguar dhe teorika folkloriste. BDI doli me idenë e kryeministrit shqiptar por që mbeti e pasqaruar duke patur parasysh se në Maqedoninë e Veriut dihet që kryeministri caktohet përmes koalicioneve parazgjedhore, është e paimagjinueshme pasi ky vendim nuk mund të realizohej pa marrë më parë dakordësinë e palës maqedonase.

Rajoni Maqedoni e veriut zgjedhjet ne maqedonia e veriut kryeminister shqiptar

EMISIONET